Site icon Telegrafi

Arifi: Propozimi i BE-së për Kosovën dhe Serbinë, thikë pas shpine për shqiptarët e Luginës

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, e konsideron propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, thikë pas shpine për shqiptarët në Luginë.

Arifi u shpreh se në këtë plan, nuk janë përmendur shqiptarët e Luginës.

Sipas tij, kjo është një thikë pas shpine edhe për votuesit e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili më parë ka deklaruar se nuk do ta pranojë Asociacionin.

“Plani franko-gjerman, në mbështetje edhe të Kurtit, sepse ata në parim e kanë pranuar, Kurti e ka pranuar, është një thikë pas shpine për shqiptarët e Luginës së Preshevës, por është edhe një thikë pas shpine për çdo votues të Albin Kurtit. Në planin franko-gjerman, është cekur një vetë qeverisje e minoritetit serb”, tha ai për Euronews Albania.

“Në kontekst, është thikë pas shpine për çdo votues dhe simpatizant të Vetëvendosjes. Kurse për ne, në planin franko-gjerman nuk jemi cekur fare, nuk është cekur reciprociteti, për të cilën më së shumti ka folur Kurti. Jemi të tradhtuar”, theksoi Arifi.

Exit mobile version