Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, thotë se klasa politike në Kosovë duhet të bëjë më shumë për shqiptarët në Luginën e Preshevës.
“Ne shqiptarët në Luginë të Preshevës jemi të mbyllur, jemi të diskriminuar por plus edhe të nënçmuar në nderin tonë, në inteligjencën tonë dhe në atë të cilën na e paraqesim”, tha ai.
Presidenti Trump thotë se do të marrë pjesë në debatin e dytë me rivalin demokrat, Biden
Thotë se neglizhencën e kanë të pritshme nga shteti serb, por befasohen nga mos përkrahja e qeverive shqiptare.
“Unë nuk e kam shumë problem Vuçiqin në atë aspekt se prej atij e pres. Nuk pres unë ndryshe nga ai. Unë e kam problem sidomos spektrin politik shqiptarë dhe kosovarë të cilët u kanë dashtë moti të intervenojnë ashtu siç ka intervenuar Vuçiqi në Kosovë te minoriteti serb”, tha Arifi në RTK.
“Ne e kemi pasur një neglizhencë eklatante të spektrit politik të Shqipërisë dhe Kosovës kundrejt Preshevës”, tha ai.