Kandidati i Iniciativës të Pavarurit e Istogut (IPI), Arif Elshani, ka theksuar se do të angazhohet që të depolitizohet arsimi në këtë Komunë.
Në emsionin “Debat D” të RTV Dukagjinit, ai ka thënë se do të punojë që t’ia “kthejë namin e dikurshëm Istogut për cilësinë e arsimit”.
“Nxënësve do t’iu ofrojmë një shujtë, që ka qenë traditë në vitet e ’60-ta. Më pas do t’i pajisim me uniforma nxënësit, në mënyrë që të dihet kush është nxënës e kush jo. Nuk do të ketë emërime politike të drejtorëve dhe arsimtarëve nëpër institucione”, ka theksuar Elshani. /Telegrafi/