Politikani i ekstremit të djathtë, Javier Milei, ka fituar balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të Argjentinës, sipas rezultateve të përkohshme.
Dhe ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump thuhet se e uroi Milei për fitoren e tij, duke thënë se ai do ta bënte Argjentinën “përsëri të madhe!”.
Zgjedhjet vijnë në një kohë të vështirë për Argjentinën me inflacion në rritje dhe një ekonomi në krizë.
Ai thuhet se mundi me lehtësi kandidatin në pushtet, provizorisht me më shumë se 10 pikë.
Rezultatet e parakohshme treguan se Milei kishte gati 56% të votave krahasuar me 44% për z. Massa, me pothuajse 90% të votave të numëruara. /Telegrafi/