Ndeshja nisi me një minutë heshtje për vdekjen e ish mbrojtësit italian Davide Astori.
Të gjithë futbollistët italian dolën në fushë fillimisht me fanellën numër 13 në nder të ish-shokut të tyre Astorit.
Gjithsesi pjesa e parë nuk dha shumë pasi dy skuadrat më shumë mbroheshin.
Me rezultatin e barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para në këtë sfidë.
Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli kishte vendosur ta pushoj Lionel Messin duke e lënë në bankën rezervë.
Golin argjentinasit e gjetën nga një zëvendësues në pjesën e dytë.
Ishte mesfushori i Sevillës, Ever Banega që shënoi në minutën e 75 pas asistimit nga Lo Celso.
Golin e dytë argjentinasit e arritën 10 minuta më vonë me anë të mesfushorit Lanzini.
Ndeshjen e ardhshme miqësore Argjentina e zhvillon kundër Spanjës katër ditë më vonë.
Ndërkohë italianët do të përballen me Anglinë më 27 mars në Wembley. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=H2mwbtmz634
https://www.youtube.com/watch?v=U7JP_3CmKQg