Site icon Telegrafi

Argjentina publikon listën, Icardi zëvendëson Higuainin

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli , ka publikuar listën e kombëtares për dy ndeshjes e radhës me Uruguain dhe Venezuelën.

Sampaoli ka bërë disa ndryshime interesante, duke e lënë në shtëpi sulmuesin  më në formë argjentinas Gonzalo Higuain.

Argjentina do t’i ketë dy ndeshje vendimtare kundër Uruguait dhe Venezuvelës në eliminatoret për Rusi 2018.

Në sulm janë ftuar Lionel Messi, Paulo Dybala, Mauro Icardi, Sergio Aguero dhe Correa.

Ndeshjet zhvillohen me 31 gusht dhe 5 shtator. /Telegrafi/

Lojtarët e ftuar

Portierë: Romero (Manchester United), Rulli (Real Sociedad), Guzman (Tigres).

Mbrojtës: Mascherano (Barcelona), Fazio (Roma), Otamendi (Manchester City), Mercado (Sevilla), Pareja (Sevilla)

Mesfushorë: Banega (Sevilla), Biglia (Milan), Augusto Fernandez (Atletico Madrid), Paredes (Zenit San Pietroburgo), Pizarro (Sevilla), Di Maria (Paris Saint-Germain), Pastore (Paris Saint-Germain), Salvio (Benfica), Lanzini (West Ham), Acuna (Sporting Lisbona)

Sulmues: Messi (Barcelona), Dybala (Juventus), Icardi (Inter), J.Correa (Sevilla), Aguero (Manchester City).

Exit mobile version