Site icon Telegrafi

Argjentina prezanton karta të reja identiteti për njerëzit e papërcaktuar në gjini

Argjentina ka lëshuar një sistem të ri identiteti kombëtar për njerëzit që identifikohen si jo binarë, apo të papërcaktuar në gjini.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, bazuar në ligjin kombëtar, argjentinasit kanë të drejtë ta identifikojnë vetën si neutral ndaj gjinisë.

Mirëpo, e njëjta nuk aplikohet në pasaportat dhe Dokumentet Kombëtare të Identitetit (DNI), dhe banorët kanë qenë në gjendje të zgjedhin opsionin vetëm “mashkull” ose “femër”.

Për ta ndryshuar këtë, kushdo që aplikon për një dokument të ri të ID-s (dokument identiteti), mund të zgjedhë opsionin “x” për gjininë.

Argjentina është vendi i parë i Amerikës Latine që miraton këtë sistem të ri, pas një dekreti nga presidenti Alberto Fernandez.

Në një ceremoni në Buenos Aires, ai zbuloi gamën e re të kartave të identitetit me formatin e ri “x”. /Telegrafi/

Exit mobile version