Telegrafi

Argjentina pa Messin një zhgënjim, rrezikohet seriozisht Kampionati Botëror (Foto/Video)

Argjentina ka pësuar humbje nga Bolivia me rezultat 2-0.

Në ndeshjen e zhvilluar në La Paz, argjentinasit nuk u treguan kundërshtarë i denjë përballë një skuadrës që pothuajse nuk ka asnjë gjasë për të zënë një vend për të luajtur në Kampionatin Botëror.

Edhe pse ishin pa Lionel Messin që është dënuar me katër ndeshje shkaku i ofendimit të gjyqtarit, dy herë kampionët e botës luanin përballë një skuadrës që shumicën e lojtarëve i kishin nga kampionati vendas.

Ndeshja nisi keq për Argjentinën, pasi pësuan gol në minutën e 31-të. Ishte Juan Arce që zhbllokoi shifrat.

Duel gjatë ndeshjes

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në pjesën e dytë argjentinasit pësuan edhe një herë.

Lexo po ashtu Messi nuk i lë shokët vetëm, në stadium për ta përkrahur Argjentinën (Foto)

Marcelo Martins Moreno pranoi një top në zonë dhe me një gjuajte të bukur shënoi për 2-0.

Festa e golit të dytë

Mungesa e Lionel Messit, por edhe e Javier Mascheranos bënë që Argjentina që rrezikojë seriozisht kampionatin botëror.

Messi do t’i mungojë skuadrës edhe tri ndeshje.

Lexo po ashtu Lionel Messi suspendohet për katër ndeshje (Video)

Aktualisht Argjentina gjendet në vendin e katërt me 22 pikë, por me një ndeshje më pak se Kili që luan si vendas kundër Paraguait.

Argjentina në ndeshjen e ardhshme udhëton te Uruguai, ndërsa pas kësaj i ka dy ndeshje të lehta në shtëpi me Perun dhe Venezuvelën.

Brauza vazhdon të mos e ftojë Icardi, ndërsa sot luajti Pratto

Ndeshja vendimtare mund të jeta ajo kundër Ekuadorit që e luan si mysafirë.

Pozita e pestë e dërgon të luajë një ndeshje play-off me kampionin e Oqeanisë. /Telegrafi/