Kombëtarja e Argjentinës ka fituar në udhëtim te Rusia me rezultat minimal 1-0 në një miqësore ndërkombëtare.
Albicelestet kanë arritur të fitojnë ndeshjen e parë miqësore që pas kualifikimit historik në Kupën e Botës në ndeshjen e fundit ndaj Ekuadorit.
Kombëtarja e Argjentinës mposhti Rusinë në udhëtim apo më saktë në Luzhniki Arena të Moskës falë një goli në fund të ndeshjes.
Pjesa e parë e takimit u dominua nga argjentinasit, por edhe përkundër shumë rasteve nuk arritën të gjejnë golin dhe shkuan në pushim pa gola.
Në pjesën e dytë, Argjentina arriti përsëri të menaxhoj lojën dhe të krijoj shumë raste duke treguar rrezikshmërinë e tyre dhe atë se kanë ardhur për fitore.
Në fund edhe e morën fitoren, pasi sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, shënoi një gol të bukur me kokë nga afërsia duke ia siguruar fitoren me rezultat minimal 1-0. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=NZ9UOsKMEKc