Telegrafi

Argjentina merr fitoren e dytë, mposht Bolivinë në golat e Martinez e Correa

Argjentina ka marr një fitore të vlefshme ndaj Bolivisë si mysafirë, në një ndeshje të vështirë, ku në fund fituan me rezultat 2-1.

Ndeshja ishte e fortë, ashtu siç di të jetë futbolli latin, ku në fund ndeshjen e vendosi kualiteti i Argjentinës.

Ata që gjetën golin të parët ishin bolivianët me Marcelo Martins Moreno që shënoi bukur me kokë pas një harkimi në zonë në minutën e 24-të.

Argjentina barazoi në fundin e pjesës së parë, ku Luataro Martinez përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes së vendasve (1-1).

 

Goli i fitores për argjentinasit erdhi në minutën e 79-të, kur Leo Messi pasoi te Martinez, i cili gjen bukur në të majtë Correan që gjuan fort dhe shënon për 2-1.

 

Fundi i ndeshjes ishte me pak raste, më shumë ndërprerjeje shkaku i lojës së fuqishme.

Argjentina tani ka gjashtë pikë nga dy ndeshje dhe është lider i grupit në kualifikimet për Kampionatin Botëror. /Telegrafi/