Sao Paulo ka konfirmuar se trajneri Edgardo Bauza do të largohet nga klubi për t’u angazhuar në postin e përzgjedhësit të Argjentinës.
Menjëherë pas përfundimit të Copa America, Gerardo Martino dha dorëheqje duke e lënë të lirë postin e trajnerit të Albicelestëve.
Federata argjentinase akoma nuk e ka konfirmuar lajmin, porse Sao Paulo ka njoftuar se trajneri po kthehet në vendlindje.
“Sao Paulo njofton se Edgardo Bauza na ka njoftuar se e ka pranuar të hënën mbrëma një ofertë nga Federata argjentinase e futbollit për të marrë drejtimin e ekipit kombëtar”, thuhet në njoftim.
Bauza është një emër i njohur në futbollin jugamerikan, pasi e ka fituar dy herë trofeun e Copa Libertadores (2008 dhe 2013). /Telegrafi/