Telegrafi

Argjentina injoron përsëri Higuainin, publikohet lista për dy ndeshjet vendimtare

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, ka mbetur jashtë listës së Argjentinës për ndeshjet me Perunë dhe Ekuadorin.

Albicelestet do t’i luajnë dy ndeshjet vendimtare me Perunë dhe Ekuadorin për të arritur direkt kualifikimin në Kupën e Botës.

Djelmoshat e Jorge Sampaolit nëse nuk arrijnë t’i fitojnë dy ndeshjet mund ta rrezikojnë botërorin, por edhe mund të mbeten në play-off për tu përballur pastaj me Zelandën e Re.

Në listë nuk mungojnë emrat e lojtarëve të njohur të sulmit si Lionel Messi, Paolo Dybala, Kun Agero e Mauro Icardi.

Aktualisht Argjentina mban vendin e gjashtë, që e lë jashtë botërorit./Telegrafi/


Skuadra e Argjentinës: Romero, Guzmàn, Marchesin, Fazio, Mammana, Pezzella, Mascherano, Otamendi, Mercado, Acuna, Di Maria, Biglia, Paredes, Banega, A. Gomez, Salvio, Rigoni, Messi, Aguero, Icardi, Dybala.