Presidenti i ri i Argjentinës, Javier Milei e ka tërhequr vendimin për anëtarësim në organizatën BRICS, duke i dhënë një goditje shtetit rus dhe atij kinez, të cilat ishin kryesoret në këtë organizatë, rivale e G7.
Në një letër drejtuar liderëve të Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut, Milei tha se vendimet e marra nga qeveria e mëparshme ishin rishikuar.
Vendet e BRICS shihen shpesh si një kundërpeshë ndaj botës së udhëhequr nga perëndimi.
Argjentina ishte në mesin disa vende që pritej t’i bashkohet grupimit, raporton bbc.
It’s official: Javier Milei has withdrawn Argentina from its planned entry into the BRICS
A big blow for Russia and China! pic.twitter.com/5RvBdG4yHK
— Visegrád 24 (@visegrad24) December 30, 2023
Ai do të pranohej në klubin e BRICS më 1 janar, së bashku me Egjiptin, Iranin, Etiopinë, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ndryshimi i vendimit vjen pasi Milei, i cili fitoi zgjedhjet në muajin nëntor, po mer vendime radikale për të riparuar ekonominë e sëmurë të kombit të Amerikës së Jugut.
Ai pasoi Alberto Fernandezin, pikëpamjet e të cilit ishin më të lidhura me ato të anëtarëve ekzistues të bllokut.
Ndryshe, anëtarët e BRICS, Brazili dhe Kina janë dy partnerët më të mëdhenj tregtarë të Argjentinës, por SHBA-të nuk është shumë prapa, duke e bërë të domosdoshme ruajtjen e marrëdhënieve të mira të punës me të trija vendet. /Telegrafi/