Telegrafi

Argjentina fiton thellësisht ndaj Bolivisë (Video)

Argjentina ka shënuar fitore të thellë ndaj Bolivisë në ndeshjen e tretë të fazës grupore të Copa America Centenario.

3-0 ishte rezultati përfundimtar i sfidës dhe të trija golat u shënuan në pjesën e parë.

Erik Lamela hapi serinë e golave në minutën e 13-të, para se Ezequiel Lavezzi të shënonte për 2-0 vetëm dy minuta më vonë.

Cuesta në minutën e 32-të realizoi për 3-0 dhe kështu përfundoi ndeshja, nuk pati gola të tjerë.

Lionel Messi hyri në lojë në pjesën e dytë, por ai nuk u sforcua shumë për ndonjë dëmtim të mundshëm andaj nuk u përpoq të shënonte sepse ndeshje veç ishte e kryer.

Argjentina shkon në rrethin tjetër me të gjitha fitoret në fazën grupore.

Argjentina konsiderohet favorite për kompeticionin, sidomos pas eliminimit të Brazilit. /Telegrafi/