Telegrafi

Argjentina fiton pa Messin, shënon Correa në fund të ndeshjes

Argjentina e ka harruar humbje 3-1 ndaj Venezuelës në Madrid, për të fituar me Marokun 1-0.

Pa Lionel Messin por me dyshen Dybala-Lautaro Martinez në sulm, Argjentina edhe pse bëri një lojë të mirë nuk kishte saktësinë e duhur para portës.

U desh të pritej deri në minutën e 84-të kur ndryshimet e shumta të bëra nga trajneri i La Selecion dhanë efekt.

Angel Correan që u fut në fushë nga banka e shënoi golin e fitores për Argjentinën.

Një fitore që rikthen buzëqeshjen te përfaqësuesja argjentinase, që assesi nuk po e gjen vetën.

Lionel Messi mungoi në këtë ndeshje, pas një dëmtimi të marr më herët./Telegrafi/