Kombëtarja e Argjentinës e ka mposhtur Brazilin me rezultat minimal 1-0.
Argjentina ka fituar miqësoren e luksin ndaj Brazilit, e cila u zhvillua në Australi dhe ishte fitore debutuese për trajnerin e ri Jorge Sampoli.
Ndeshja u zhvillua me të dy kombëtaret që zhvilluan futboll të hapur për 90 minuta, duke krijuar shumë raste për gol, dhe duke goditur edhe shtyllën disa herë.
Megjithatë, ishin vetëm argjentinasit ata që gjetën golin me anë të mbrojtësit Gabriel Mercado, i cili shënoi nga afërsia për 1-0.
Goli i Marcados erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë pas një topi të kthyer nga shtylla të cilën e goditi Nicolas Otamendi me një goditje me kokë.
Në pjesën e dytë, sikurse Sampaoli ashtu edhe trajneri i Brazilit, Tite, bën shumë zëvendësime duke provuar futbollistë të rinj. /Telegrafi/