Që nga shpërthimi i pandemisë së coronavirusit në mbarë botën janë infektuar më shumë se 40.600.000 njerëz në mbarë botën, kurse si pasojë e infeksionit me COVID-19, kanë humbur jetën 1.120.000.
Shumë vende të botës kanë rikthyer masat preventive për ta luftuar valën e dytë të COVID-19, që tashmë ka prekur disa vende evropiane, transmeton Telegrafi.
E Argjentina është bërë vendi i pestë në botë me më shumë se një milion të infektuar me coronavirus, pas rritjes së numrit të rasteve të reja me COVID-19 gjatë këtyre tri javëve.
Në këtë vend gjatë 24 orëve janë konfirmuar 12.982 raste të reja, ku numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 1.002.662, ka bërë të ditur ministria argjentinase e Shëndetësisë.
Nga fillimi i shpërthimit të pandemisë së coronavirusit në këtë vend kanë humbur jetën 26.716 persona. /Telegrafi/