Telegrafi

Argëtim i çuditshëm i të rinjve në Argjentinë – hidhen mbi një gjarpër gjigant në vend të një litari

Shumica e konsiderojnë atë si “abuzim me kafshët”.

Një grup burrash kanë shkaktuar zemërim në mbarë botën pasi një video u shfaq në internet që tregonte ata duke kërcyer mbi një gjarpër gjigant – në vend të një litari!

Njëri e mbante zvarranikun nga koka, tjetri nga bishti, ndërsa shoku i tyre kërceu. Ata duket se kanë kaluar mirë, ndërsa shumica e konsiderojnë si “abuzim me kafshët”.

Besohet se videoja është regjistruar në Argjentinë dhe se burrat kanë gjetur një boa constrictor në rrugë, përpara se të vendosnin të “argëtoheshin”.

Në një moment, burri u pengua dhe ra në tokë, ndërsa të tjerët filluan të qeshin, raporton thesun.

Përdorues të shumtë të rrjeteve sociale i quajtën “banditë” dhe njëri komentoi se “dhe ne pyesim veten pse burrat jetojnë më shkurt”. /Telegrafi/