Nga faza çerekfinale, ndeshjet e mbetura të edicionin 2019/2020 të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen në qytetin e Lisbonës në Portugali.
Do të jenë dy arena të këtyre përballjeje: Estadio da Luz (shtëpia e klubit të Benficas) dhe Estadio Jose Alvalade (shtëpia e klubit të Sportingut).
Në bazë të vendimit, nëse do të ndodhte që ndonjëra nga ndeshjet mbetura të 1/8 nuk mund të zhvillohej në vendet respektive, atëherë do të luhet po ashtu në Portugali.
Për skenarë të tilla janë përcaktuar Estadio do Dragao (shtëpia e klubit të Portos) në qytetin Porto dhe Estadio D. Afonso Henriques (shtëpia e klubit Vitoria) në Guimaraes.
Estadio da Luz është konfirmuar si vendi ku do të zhvillohet finalja e këtij sezoni në garën më të madhe evropiane për klube.
Stadiumi Olimpik Ataturk në Stamboll ishte fillimisht vendi ku do të zhvillohej finalja e madhe, mirëpo UEFA u detyrua t’i ndryshonte planet për shkak të pandemisë së coronavirusit. /Telegrafi/