Site icon Telegrafi

Ardon Jashari shkëlqen në fitoren e Luzern, gol dhe asistim ndaj Lausanne Ouchy

Mesfushori shqiptar i Luzern, Adon Jashari, ka shkëlqyer në fitoren e skuadrës së tij prej 3-0 ndaj Lausanne Ouchy në kuadër të javës së 21-të.

Thibault Klidje hapi ndeshjen në minutën e 30-të duke shënuar për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe Jashari arriti të shënojë në minutën e 35-të për 2-0.

Mesfushori arriti të asistojë në golin e tretë të ndeshjes, duke kompletuar një paraqitje shumë të mirë.

Jashari nga SofaScore u vlerësua si lojtar i ndeshjes me notën 8.5.

Për Lausanne Ouchy u paraqitën plotë pesë shqiptarë. Lavdrim Hajrulahu, Mergim Qarri dhe Liridon Mulaj e nisën ndeshjen nga fillimi, ndërsa më vonë në lojë u futën edhe Alban Ajdini dhe Valon Hamdiu. /Telegrafi/

Exit mobile version