Ardita Sinani, këshilltarja për Luginë të Preshevës e kryeministrit Albin Kurti, ka ushtruar të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet që po mbahen atje.
Ajo ka shkruar se sot është dita e aktivizimit kundër pasivizimit.
“Sot është dita. Dita kur si qytetar zgjedhim ata dhe ato që do të flasin dhe veprojnë në emrin tonë në parlament.
Në vazhdën e diskriminimit dhe shtypjes shtetërore, të shoqëruar tashmë edhe me politikat e pasivizimit, mosintegrimit, mosnjohjes së diplomave e shpërnguljes masive duhet të jemi çdo herë e më shumë aktiv”, ka shkruar Sinani në Facebook.
Ajo ka shtuar ka ftuar të gjithë qytetarët që të votojnë.
“Për deputet cilësorë dhe të rreshtuar drejt. Që janë përherë në koalicion me shqiptarët. Beteja për interesin e përgjithshëm.Votoni”, ka shkruar Sinani. /Telegrafi/