Telegrafi

Ardian Limani transferohet te Shkëndija

KF Shkëndija e Tetovës njofton se kanë transferuar ish-kapitenit e Dritës së Gjilanit, Ardian Limani, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga atje njoftojnë se Ardian Limani është futbollist i ri i Shkëndijës dhe ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

“Ndjenja është jashtëzakonisht e mirë të veshësh fanellën e Shkëndijës, sepse e dimë gjithë çfarë historie ka Shkëndija, çfarë klubi i suksesshëm është dhe çfarë klubi korrekt është ndër vite. E kam pa që Shkëndija ka tifozë shumë të flaktë “Ballistët” të cilët e duan klubin shumë, duan të fitohen trofe. Kjo më ka shtyrë të vija këtu sepse kur ke një klub ambicioz që synon trofe, normal që ndjen se duhet të jeshë pjesë e asaj skuadre“, shprehet Ardian Limani për “Shkëndija Channel”.

Limani vjen nga qyteti i Gjilanit, ku u bashkua me skuadrën e Dritës që në moshë shumë të re. Duke kaluar gjitha grupmoshat arriti në ekipin e parë të Dritës, ku vitet e fundit ishte kapiten dhe fitoi dy tituj kampion, ndërsa më herët kishte fituar titullin edhe me Feronikelin.

Te Shkëndija mbrojtësi ribashkohet me trajnerin Ardian Nuhiu, pas bashkëpunimit të suksesshëm te Drita e Gjilanit./Telegrafi/