Site icon Telegrafi

Ardian Kozniku sjell Lokomotivën e Zagrebit në Gjakovë, kroatët me kamp për zbulimin e talentëve

Ardian Kozniku

Lokomotiva e Zagrebit do të zbarkojë me një kamp stërvitor disa ditor në Kosovë.

Një prej akademive më të suksesshme kroate do të qëndrojë në qytetin e Gjakovës, ku do të përpiqet që t’u jap mundësi të rinjve të tregojnë veten.

Kështu ka bërë të ditur ish-futbollisti i përfaqësueses kroate, Ardian Kozniku, i cili ka treguar edhe disa detaje rreth kampit.

Kozniku

“E vërtetë që Lokomotiva e Zagrebit do të vjen në qytetin e Gjakovës. Nuk do të thotë se djelmoshat e rinj duhen të jenë gjakovar. Por, të gjithë të rinjtë që kanë lindur pas vitit 2001 deri në vitin 2005, do të mund të bëhen pjesë e stërvitjeve pesë ditore”, ka pohuar Kozniku për Telegrafin.

Theksojmë se futbollistë të njohur shqiptar kanë qenë pjesë e skuadrës kroate duke përfshirë Eros Grezda, Myrto Uzuni e Lirim Kastrati.

Ndryshe, Sime Vraljko, Marcelo Brozovic, Marko Pjaca dhe shumë të tjerë kanë dalë prej skuadrës së Lokomotivës. /Telegrafi/

Exit mobile version