Me shiritin e kapitenit në krah, Ardian Ismajli zhvilloi një tjetër paraqitje të madhe me fanellën e Empolit ku skaudra e tij fitoi me rezultat 1-0 ndaj Comos.
Adian Ismajli u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes, teksa në fund u vlerësua me notën 7.5 nga faqja e specializuar e statistikave SofaScore.
Mbrojtësi shqiptar regjistroi 34 pasime të sakta, teksa i fitoi të pesë duelet ajrore me kundërshtarët.
Ismajli spastroi pesë herë zonën dhe bllokoi dy gjuajtje të kundërshtarëve, ndërsa ndërpreu tri herë aksionet.
Për mbojtësin shqiptar flitet një transferim i madh në afatin kalimtar të janarit ku klube si Juventus, Interi dhe Napoli janë vënë pas tij. /Telegrafi/