Hellas Verona është duke kërkuar një lojtar defanziv për edicionin e ri.
Sipas asaj që raporton TMW, Amir Rrahmani tashmë është zyrtarisht lojtar i Napolit dhe ata duan një zëvendësues për të.
Marash Kumbulla është aktualisht mbrojtësi i vetëm, derisa skuadra italiane dëshiron të transferojë Ardian Ismajlin.
Mbrojtësi shqiptar që katër sezone është pjesë e Hajdukut të Spiliti, aty ku ka treguar formë të lartë.
Kjo gjë ka bërë që Hellas Verona të tentojë transferimin e tij, e që në verë mund ta shohim Ismajlin duke luajtur në Serie A.
Për reprezentuesin e Shqipërisë thuhet se në garë janë edhe klubet si Atalanta, Bologna, Torino dhe Cagliari. /Telegrafi/