Site icon Telegrafi

Ardian Ismajli ndëshkohet me karton të kuq, por Spezia e tij fiton me dhjetë lojtarë ndaj Napolit

Spezia ka befasuar Napolin, duke e mposhtur me rezultatin 2-1 me përmbysje në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Të kaltrit kaluan të parët në avantazh në minutën e 58-të me Andrea Petagna, ndërkohë që M’Bala Nzola barazoi shifrat në të 68-të duke shënuar nga pika e bardhë.

Nëntë minuta më vonë, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë Spezian me 10 lojtarë.

Ndërkohë kur të gjithë prisnin golin e Napolit, Tommaso Pobega i shtangu të gjithë, duke kaluar në epërsi Spezian në minutën e 82.

Deri në fund nuk kishte gola, dhe ekipi i Ismajlit iu gëzua një fitoreje të madhe.

Napoli mbetet kështu në vendin e 5-të me 28 pikë, ndërsa Spezia ngjitet në vendin e 16-të me 14 pikë./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=OCqDqKSi8rU&ab_channel=GOALLINE

Exit mobile version