Site icon Telegrafi

Ardian Gjini kërkon nga të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit e të gjitha partive që ta ruajnë integritetin e votës

Pas përfundimit të numërimit të votave të partive, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në disa komuna ka filluar edhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

Për çështjen e numërimit të votave për ka reaguar kryetari i Komunës së Gjakovës, dhe njëkohësisht kandidati për deputet nga radhëte Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, në një postim ka kërkuar nga të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit e Aleancës, por edhe të të gjitha partive tjera, që të kenë kujdes dhe ta ruajnë integritetin e votës.

“Derisa jemi duke e pritur numërimin e votave, kërkoj nga të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit e Aleancës, por edhe të të gjitha partive tjera, që të kenë kujdes dhe ta ruajnë integritetin e votës. “, ka shkruar Gjini.

Gjini përmes postimit të tij ka falenderuar edhe qyetarët e Gjakovës të cilët sipas Gjinit kanë shprehur vullnetin e tyre në mënyrën më dinjitoze të mundshme.

“Kushdo që tenton të manipulojë votën bën shkelje të rëndë, krim dhe do të dënohet!
Vota duhet të jetë e shenjtë dhe të gjithë ata që provojnë ta bëjnë një gjë të tillë janë të gatshëm të bëjnë çkado tjetër!
Në të njëjtën kohë, dua ti falënderoj të gjithë qytetarët e Gjakovës që kanë shprehur vullnetin e vet në mënyrën më dinjitoze të mundshme.”.

Ndër të tjera Gjini ka falenderuar të gjithë aktivistët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovovës, kryesinë, kryetarët e nëndegëve, vëzhguesit, komisionerët dhe të gjithë ata që sipas Gjinit kanë qenë të involvuar në një proces të ndërshem dhe fer. /Telegrafi/

Exit mobile version