Ardian Gjini, kandidat i AAK-së për kryetar të Gjakovës, ka thënë se Gjakovës i duhet vizion.
“Në Gjakovë duhet vizion. Duhet me besua në Gjakovën, duhet me deshtë me jetua në Gjakovë, duhet me ju dhënë motiv njerëzve që me jetu në Gjakovë, e kjo është e para çka synojmë”, ka thënë Gjini.
Ai ka shtuar se në planin e tyre qeverisës kanë paparë këshillin publiko privat.
“Qëllimi është që njerëzit të besojnë që komuna është e tyre. Një moto e jona është “Kur gjakova është më mirë ne krejt jemi më mirë”, tha Gjini.
Ai shtoi se do të ketë një zhvillim të hovshëm ekonomik e kjo në bashkëpunim me qeverinë. /Telegrafi/