Site icon Telegrafi

Ardian Gjini i AAK-së hap fushatën zgjedhore në Gjakovë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë hapjen e fushatës zgjedhore në Gjakovë në mesnatë, me shënimin e datës 21 shtator.

Në hapjen e kësaj fushate, kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini ka bërë edhe premtimet e para, para simpatizantëve të cilët janë mbledhur për të shënuar së bashku fillimin e fushatës për zgjedhjet komunale.

“Kemi kundërshtarë politik. Ne nuk duam të merremi me ta personalisht gjatë kësaj fushate, po do t’i kritikojmë për punën. Gjakovën e duan ata që dëshirojnë të jetojnë në Gjakovë. E Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka platofrmën e gjerë për një jetë më të mirë në Gjakovë. Gjakova e ka Ramush Haradinajn, e i ka gjithë këta njerëz të pranishëm këtu”, ka thënë Gjini, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu, ai gjatë kësaj hapje ka bërë edhe prezantimin e kandidatëve për asamble komunale.

Ai në fund i ka uruar AAK-së fitoren në Gjakovë.

Exit mobile version