Site icon Telegrafi

Me ardhjen e talebanëve në pushtet, berberët afganë ballafaqohen me krizë të madhe: Njerëzit tani frikësohen të kenë frizura moderne

Në sallonin e tij në Heat, Nader Shah, ishte mësuar me prerjen e flokëve të rinjve afganë, kryesisht frizura të stilit ushtarak (të shkurtra), por kjo ka ndryshuar me ardhjen e talebanëve në pushtet.

Lëvizje islamike ka marrë pushtetin nga gushti, e prej atëherë afganët po shpenzojnë pak në prerjen e flokëve nga frika se mund të dënohen për shkak të frizurave moderne, transmeton Telegrafi.

“Klientit e mi kërkonin frizura të ndryshme, por më nuk është ashtu”, ka thënë 24-vjeçari në sallonin e tij në qytetin e tretë për nga madhësia në Afganistan.

Business cut for Afghanistan’s barbers as men grow beards under Taliban rule

Gjatë regjimit të kaluar të talebanëve, nga 1996 deri më 2001, kjo lëvizje “ndalonte frizurat ekstravagante”, duke këmbëngulur se meshkujt duhet të kenë mjekër.

E pas rrëzimit të tyre nga pushtetit, të jesh i rruar nënkuptonte të jesh modern – madje edhe në Herat të Afganistanit.

“Njerëzit tani vijnë dhe kërkojnë frizura të thjeshta”, ka thënë Shah duke shtuar se “tani njerëzit nuk i rruajnë mjekrat, e ky është një problem për të”.

Barbers suffer under Taliban rule as Afghans shun fashion | AFP

Shah filloi profesionin e berberit qysh kur ishte 15-vjeçar, e para ardhjes së talebanëve fitonte 15 dollarë ku kjo shumë tani ka rënë nga 5 deri në 7.

E në një qytet tjetër afgan, 32-vjeçari Muhamed Jusefi ka thënë se është detyruar të ulë çmimet me qëllim që lokal i tij të mbetet i hapur – me gjashtë dollarë për një frizurë sa e kishte pasur më parë – tani në një.

“Për shkak të situatës me talebanët, klientët çdo ditë e më pak na vizitojnë e paguajnë. Që kur talebanët morën nën kontroll vendin, qytetarët befasisht duan të ngjajnë me ta”, ka shtuar Jusefi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version