Site icon Telegrafi

Ardhja e mërgimtarëve e gjallëron Vitinë, Haliti: Po punojmë për të krijuar sa më shumë hapësira për qytetarët

Ardhja e mërgimtarve e ka gjallëruar Vitinë, derisa kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka shkruar se qyteti është zbukuruar nga prania e tyre.

Haliti publikoi pamje të sheshit duke thënë se duket i bukur nga prania e qytetarëve dhe mërgimtarëve, derisa thekson se ata po i shfrytëzojnë  hapësirat e krijuara nga komuna.

Si rrjedhojë  e kësaj, ai thotë se po punojnë të krijojnë edhe më shumë hapësira për qytetarët.

“Ky është sheshi i bukur i qytetit të Vitisë, i cili po zbukurohet dhe po i jep më shumë hijeshi nga prania e qytetarëve të saj e në veçanti edhe të bashkëatdhetarëve tanë që gjenden për pushime në vendlindje. Kjo pamje tregon se qytetarët vitias po shfrytëzojnë hapësirat e krijuara nga ne prandaj po punojmë të krijojmë edhe më shumë hapësira për qytetarët tanë”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version