Telegrafi

ArchDaily nominon projektin e “Maden Group” në listën e nominimeve për “Ndërtesat e vitit” – arkitektët kosovarë kërkojnë votën tuaj

American School Kosova - projektuar nga "Maden Group" në Prishtinë (Foto: ArchDaily)

Ka tash e sa kohë që projektet kosovare të arkitektëve vendorë e studiove të ndryshme projektuese nga Kosova bëjnë bujë jashtë vendit.

I tillë është projekti dhe enterieri i realizuar për ambientet e American School Kosova në Prishtinë, nga studioja projektuese Maden Group.

Ky projekt i tyre është përzgjedhur për të qenë pjesë e edicionit të 11-të garues për “Buildings of the Year Awards (Çmimet për ndërtesat më të mira të vitit)”, që organizohet nga faqja më e madhe e arkitekturës në botë, ArchDaily.Com.

American School Kosova – projektuar nga “Maden Group” në Prishtinë (Foto: ArchDaily)

Përzgjedhja e projekteve fituese bëhet përmes votimit online, ku çdo përdorues i internetit mund të japë kontributin e tij, përfshirë edhe qytetarët nga Kosova.

Këtë mund ta bëjnë përmes një kyçje në ArchDaily, dhe duke selektuar projektin e dizajnuar nga studioja kosovare, duke i dhënë votën në kategorinë përkatëse

ArchDaily Gjatë gjithë kësaj periudhe dy javore nominimesh për lexuesit, ata filtruan mbi 4000 projekte, prej nga ku vetëm një pjesë e vogël e tyre u përzgjodhën për të konkurruar në ndërtesat e qëndrueshme në 15 kategori.

Si funksionon votimi për këtë garë?

Është e lehtë! Çdokush që dëshiron të votojë mund të regjistrohet në platformën “My Arch Daily” për të zgjedhur ato që ata mendojnë se janë ndërtesat më të mira. Çdo përdorues mund të votojë vetëm një ndërtesë në secilën kategori.

Maden Group kërkojnë votën tuaj, dhe atë mund ta bëni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/