Antwerp po luan në shtëpi ndaj Shakhtar Donetsk në xhiron e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Arbnor Muja ka startuar në këtë ndeshje, ku ka arritur të shënojë që në minutën e tretë.
Sulmuesi anësor mori një top nga e djathta dhe me një driblim të bukur kaloi një kundërshtarë për të gjetur pastaj rrjetën me një goditje me të majtën.
https://twitter.com/FootColic/status/1709611882607190204
Ky ishte goli i parë i Mujës në Ligën e Kampionëve në karrierën e tij.
Të mos harrojmë se Muja në vitin e shkuar kompletoi transferimin e tij te Antwerp nga Drita. /Telegrafi/