Telegrafi

Arbnor Muja i jashtëzakonshëm në Belgjikë, shënon dhe asiston në fitoren e Antwerp ndaj Standard Liege

Antwerp ka shënuar fitore të madhe ndaj Standard Liege në 1/8 e Kupës së Belgjikës me rezultat 4-0, nën regjinë e Arbnor Mujës.

Anësori shqiptar u fut në lojë në minutën e 10-të, pasi Christopher Scott u lëndua.

Ky zëvendësim i Mark van Bommel doli të jetë i duhuri, pasi Muja ishte i pakapshëm për mbrojtjen kundërshtare.

Ai asistoi fillimit tek goli për 2-0 i shënuar nga Michael Frey në minutën e 55-të.

Pas katër minutash Muja gjeti golin e parë me fanellën e Antwerp për rezultatin 3-0.

Muja këtë verë kaloi te klubi mbretëror belg nga Drita, derisa i pranishëm në stadium ishte edhe ish-trajneri i tij, Ardian Nuhiu. /Telegrafi/