Telegrafi

Arbnor Muja, heroi i Antwerp në xhiron e 33-të në Superligën e Belgjikës

Arbnor Muja ishte heroi i Antwerp në duelin që e fituan 1-0 ndaj Kortrijk në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Belgjikës.

Derisa pjesa e parë dhe një pjesë e mjaftueshme e minutave të pjesës së dytë nuk pati gola, lojtari nga Kosova e zhbllokoi rezultatin.

Ishte minuta e 70-të e takimit kur Muja u asistua prej Arthur Vermeeren për të realizuar golin e vetëm të takimit.

Ky ishte goli i tretë deri më tani për Arbnorin në ligën belge, ndërsa ka edhe dy asistime.

Antwerp është aktualisht në vendin e tretë me 69 pikë, pesë më pak se lideri Genk. /Telegrafi/