Site icon Telegrafi

Arbnor Muçolli ka pësuar dëmtim të rëndë në gju – do të mbetet jashtë për disa muaj

Sulmuesi i krahut, Arbnor Muçolli, ka pësuar lëndim të rëndë në gju, gjë që u njoftua nga Goteborg që bën gara në elitën e futbollit të Suedisë.  

Ky lëndim i rëndë i ligamentit të gjurit, do të bëjë që Muçolli të mungojë për kohë të gjatë. Ai u lëndua në barazimin pa gola të Goteborgut me Varnamon në vikendin e kaluar.

“Arbnor Muçolli ka lënduar ligamentin dhe do të jetë jashtë fushës për kohë të gjatë”, ka shkruar klubi suedez.

 

Muçolli në edicionin aktual të elitës së futbollit suedez ka shënuar dy gola në 13 paraqitje.

“Kisha shumë dhimbje dhe e kuptova se situata nuk është e mirë. Kur e mora mesazhin se për çfarë lëndimi bëhej fjalë, u dëshpërova dhe kanë qenë ditë të vështira. Por tani pas operimit, duhet të luftoj shumë dhe të kthehem edhe më i fortë në vitin 2025”, ka thënë Muçolli që ka pesë paraqitje me Shqipërinë. /Telegrafi/ 

Exit mobile version