Në kuadër të emisionit “Debat Pernime” u shpalosën plan programet e kandidatëve për kryetar të Prishtinës.
Arbër Vllahiu kandidat nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha se Prishtina ka probleme të shumta, duke filluar që nga infrastruktura. Më pas ai përmendi çështjen e ujit, për të cilën tha se shumica e qytetarëve ende nuk kanë ujë 24 orë.
Në “Debat Përnime”; Vllahiu u ndal edhe tek zhvillimi ekonomik dhe tha se do të krijohet një këshill zhvillimor ekonomik për Prishtinën, shkruan rtv21.tv.
Vllahiu po ashtu tha se e ka planifikuar zhvillimin rural duke e përfshirë çdo pjesë të Prishtinës. Kandidati i AAK-së premtoi edhe ndërtim e shpejtë të 15 shkollave në Prishtinë, si dhe premtoi se do të ketë ndërtime të çerdheve të reja në kryeqytet.
Ai tha se i është dashur të vinte me çizme në emision pasi Prishtina është në baltë dhe se ndoshta do duhej që Ahmeti të ia pastrojë ato.