Një rast i pabesueshëm ka ndodhur në superligën e Greqisë.
Është lojtari i AEK Athinës ai që ka bërë një huqje të pabesueshme.
Skuadra e tij po fitonte me rezultat minimal, megjithatë Araujo nuk arriti të siguronte fitoren në mënyrë bindëse kur teksa topi po hynte në gol, ai në vend se të shënonte e largoi atë teksa po hynte në gol.
Vërtet një ngjarje e pabesueshme kjo e pa parë më herët në futboll, ku në këtë rast kjo mund të konsiderohet edhe si largim perfekt, por jo tentim për të shënuar gol.
https://youtu.be/LdBd6g2aDIE
Ky rast ndodhi në minutën e 12-të, kurse argjentinasi rrëmbeu karton të verdhë dy minuta para golit.
AEK është në luftë për titull në Greqi dhe pos një suksesi për titull do të mbahet mend gjatë edhe huqja e Araujos. /Telegrafi/