Arabia Saudite i bashkohet listës në rritje të vendeve që u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të largohen nga Libani sa më shpejt të jetë e mundur, në prag të përshkallëzimit të tensioneve midis Izraelit dhe grupit Hezbollahut.
Në një deklaratë të lëshuar dje, ambasada saudite në Bejrut thotë se po monitoron nga afër zhvillimet në Libanin jugor dhe u bën thirrje qytetarëve të saj që të shmangin udhëtimet në vend dhe për të pranishmit të largohen menjëherë nga territori libanez.
Javën e kaluar, Gjermania, Holanda, Kanadaja dhe Kuvajti lëshuan paralajmërime të ngjashme, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër burime nga inteligjenca amerikane kanë njoftuar së fundmi se është në prag shpërthimi i një lufte mes Izraelit dhe Hezbollahut të Libanit, duke rritur frikën për eskalim të situatës.
E nga IDF-ja izraelite kanë theksuar se nuk duan luftë me askënd, megjithatë janë të përgatitur për çfarëdo skenari. /Telegrafi/