Telegrafi

Apple tenton të sigurojë shkarkime të pakufizuara në iTunes

Qëllimi i këtij veprimi të Apple është që nëse paguan njëherë në iTunes Store për të shkarkuar diçka në iPhone, dhe rastësisht ndodh që i fshin ato, ose nëse blen një iPhone të ri- të të jepet rasti për t’i shkarkuar sërish, duke qenë se aktualisht nuk mund ta bësh këtë me muzikën që e blen në iTunes, ashtu që Apple dëshiron ta ndryshojë këtë.

Aktualisht, Apple është duke negociuar me Vivendi’s Universal Music, Sony Music Entertainment, Warner Music dhe EMI.

Nëse marrëveshja rezulton e suksesshme, atëherë kjo do t’u mundësojë shfrytëzuesve të iTunes që të shkarkojnë muzikën që e kanë blerë në pajisje të ndryshme, si p.sh. iPhone, iPod dhe iPad. /Telegrafi/