Telegrafi

Apple të blejë rivalin e Pinterest, The Fancy

Sipas Business Insider thuhet se Apple është në bisedime me kompaninë, e mbështetur edhe nga bashkë-themeluesit e Twitter dhe Facebook.

Bazuar në raportin e BI, Apple dëshiron që të mbajë një pjesë të madhe të biznesit në këtë rrjet social dhe tregtinë elektronike, si dhe të përfitojë nga 400 milionë kredit kartela të cilat i ka mbledhur nga iTunes.

Faqja The Fancy e cila vlerësohet të kushtojë rreth 100 milionë dollar është megjithatë më ndryshe se Pinterest, pasi që e njëjta i lidh njerëzit për gjërat që ata duan t’i blejnë dhe më pas zbrit çmimin për secilën blerje. / Telegrafi /