Në qershor të vitit 2007, Apple e ka prezantuar telefonin e saj revolucionar iPhone, ndërsa Google ka debutuar në shtator të 2008 me sistemin operativ Android.
Sipas një raporti të fundit thuhet se Apple tani e ka në plan ti kundërvihet kompanisë Google me depërtimin në biznesin e saj të kërkimit, nga i cili Google e gjeneron shumicën e të hyrave.
Sipas burimeve të ndryshme lidhur me këtë çështje, thuhet se Apple është duke e përgatitur lansimin e një motori të kërkimit, i cili do të jetë rival direkt më Google.
Cult of Mac thotë se Apple tashmë i ka hapur disa vende të punës lidhur me produktin e saj të ri që do ta quajë ‘Apple Search’. (Telegrafi)