Telegrafi

Apple nuk është më brendi më i vlefshëm. Google ia ka zënë vendin e parë!

Apple nuk është më brendi më i vlefshëm në botë. Rivali i saj i madh, gjiganti i teknologjisë Google e ka kaluar kompaninë Apple për nga vlera e brendit dhe tani është bërë marka më e vlefshme në botë.

Sipas studimit të publikuar nga BrandZ, e cila ka bërë matjen e 100 brendeve më të mëdha botërore thuhet se Google tani kryeson listën si brendi më i vlefshëm në botë, dhe vlera e kësaj marke tani tejkalon shumën prej 229,2 miliardë dollarëve.

Vlera e Google ka pasur një rritje marramendëse prej 32 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Raporti i njëjtë sugjeron se Apple ka rënë për 8 pikë të përqindjes në vlerën e brendit të saj, i cili tani vlen 228,5 miliardë dollarë.