Telegrafi

Apple në gjyq për shkak të kufjeve “të rreme”

Një gjykatë amerikane ka vendosur të ndërmarrë veprime ligjore kundër Apple për shkak se kufjet e kompanisë nuk mbajnë baterinë ashtu sikurse është reklamuar.

Shtatë konsumatorë nga qytete të ndryshme amerikane thonë se kufjet e kompanisë Apple nuk janë ashtu sikurse janë reklamuar dhe nuk janë rezistuese as ndaj ujit.

Apple kishte promovuar se dëgjueset Powerbeats 2 kanë jetëgjatësi të baterisë prej gjashtë orësh, derisa Powerbeats 3 deri në 12 orë, transmeton KosovaPress.

Por, kjo është demantuar nga disa konsumatorë, sipas të cilëve kufjet e blera nuk kanë këtë jetëgjatësi të baterisë.

Kompania Apple pret që të gjitha akuzat të hidhen poshtë, shkruan BBC. /kp/Telegrafi/