Telegrafi

Apple Music bën 13 milionë përdorues

Gjatë publikimit të rezultateve financiare, drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook tregoi se sa abonentë ka arritur me shërbimin e saj të fundit Apple Music.

Apple Music tani ka mbi 13 milionë abonentë, të gjitha këto janë konsumatorë me pagesë, dhe kjo është një rritje e konsiderueshme nga 11 milionë abonentë sa ka pasur në mars.

Shërbimi i kompanisë për streaming të muzikës është në dispozicion për një tarifë mujore prej 9.99 dollarësh për një përdorues të vetëm ose 14,99 dollarë për një plan të familjes.

Apple filloi shërbimin në qershor të vitit të kaluar, kështu që kompania ka pasur sukses të mirë duke i shtuar 13 milionë abonentë me pagesë për më pak se dymbëdhjetë muaj.

Spotify ka rreth 30 milionë abonentë me pagesë, edhepse shërbimi i saj i muzikës ka qenë në treg për një kohë të konsiderueshme më shumë sesa shërbimi i Apple.