Telegrafi

Apple hyn në energji solare, bëhet gati për Apple Car?

Apple ka një produkt të papritur në linjën e prodhimit dhe i njëjti hyn në domenin e energjisë solare.

Gjiganti teknologjik ka formuar një department të ri të quajtur Apple Energy në mënyrë që të shesë energjinë solare të gjeneruar në fermat e saj në Nevada dhe Cupertino.

Sipas The Verge, kompania raporton se ka prodhuar energji të mjaftushme për të mbuluar elektricitetin e nevojshëm deri në 93 për qind.

Sidoqoftë, Apple ka plane të zgjerojë fermat elektrike në mënyrë që të pregatitet për projektet e reja, si për të shumë-përfolurën, veturën elektrike nga Apple.