Telegrafi

Apple: Faleminderit, 10 miliardë herë!

Dyqani virtual i aplikacioneve të Apple fillimisht kishte filluar punën më korrik të vitit 2008, ndërsa për më shumë se dy vjet ka arritur në shifrën e 10 miliardë aplikacioneve të cilat mund të shkarkohen nga shumë pajiisje mobile të kompanisë, emri i së cilës në gjuhën shqipe është molla.

Saktësisht para një viti, në janar të vitit 2010 ky shërbim ka pasur "vetëm" 3 miliardë aplikacione të shkarkuara nga App Store.

Mirëpo, tani numri i këtyre aplikacioneve është rritur për më shumë se 7 miliardë aplikacione. Dhe, e gjithë kjo për vetëm një vit. / Telegrafi /