Telegrafi

Apple do të investojë në Twitter?

Tani, sipas burimeve të New York Times, ky fascinim me rrjetet sociale do të mund të shndërrohej në fiksim për Apple.

Siç mëson NYT, muajve të fundit Apple është duke shikuar mundësinë e investimit në Twitter, me shuma parash që thuhet të jenë prej qindra miliona dollarësh, mirëpo jo aq sa mendohet të jetë vlera e mikro-blogut në treg – 10 miliardë dollarë.

Nëse ky skenar do të jetë i vërtetë, atëherë i njëjti mund të konsiderohet si një tentim i Apple për të mësuar më shumë për rrjetet sociale, si dhe për t’i shqetësuar rivalët e saj të cilat janë pjesë e industrisë.

Megjithatë, lidhur me marrëveshjen e mundshme, asnjëra nga palët nuk ka pranuar të komentojë dhe ende nuk dihet se kur do të vazhdojnë bisedimet mes këtyre dy gjigantëve të teknologjisë. / Telegrafi /