Telegrafi

Apple dhe Facebook rrezikojnë lirinë e internetit

Ndalimi i të drejtave në internet është bashkërendim i disa faktorëve, si: dëshira e qeverive të shteteve të ndryshme t’i kontrollojnë qytetarët e tyre, lufta kundër piraterisë e cila e zhvillon industrinë e argëtimit, si dhe vendosja e “kufizimeve” nga kompanitë si Facebook dhe Apple, thekson themeluesi i Apple, Sergey Brin. 

“Fuqitë botërore i kanë bashkuar forcat e tyre kundër lirive në internet. Unë asnjëherë më parë nuk kam qenë kaq i brengosur” thotë Brin në intervistën e dhënë për The Guardian. 

Kjo brengë vlen për vendet si Irani apo Arabia Saudite, të cilat gjithnjë mendojnë se si ta censurojnë internetin, ka vlerësuar themeluesi i Google. / Telegrafi /