Çmimi ishte më shumë se 532 milionë dollar në kohën kur VirnetX kishte kërkuar paratë si dëmshpërblim. Gjykata tha se shkelja e Apple ishte me dashje.
Aksionet e VirnetX u rritën deri në 94 për qind të mërkurën, pas publikimit të këtij lajmi.
Aktgjykimi, edhe pse u pa si një goditje për Apple, nuk përbën asnjë kërcënim për kompaninë, e cila raportoi në janar se grumbulloi 216 miliard dollarë. Megjithatë, shuma është e lartë për një rast që ka të bëjë me patentat.